Lajme
Autobusi i postës zvicerane “për Baden” lëviz nëpër Prishtinë
“Në Kosovë kam parë shumë vetura të postës zvicerane me tabela të Kosovës, por asnjëherë nuk kam parë të udhëtoj në drejtim të Badenit”, ka thënë kosovari për gazetën “Blick”
Një rast interesant është vënë re nga një qytetar kosovaro -zviceran B.M. i cili derisa ishte për vizitë familjare në Kosovë, kishte parë një autobus të postës zvicerane me tabela të Kosovës duke lëvizur nëpër Prishtinë, por që mbishkrimi në xhamin e përparme kishte drejtimin Baden via Stetten, vende këto në kanton Aargau në Zvicër.
“Në Kosovë kam parë shumë makina të postës zvicerane me tabela të Kosovës, por asnjëherë nuk kam parë që ato `të udhëtojnë` në drejtim të Badenit”, ka thënë kosovari për gazetën “Blick”, i cili ka dërguar edhe fotografitë në redaksi.
Çdo vit braktisën nga 100 vetura nga Posta e Zvicrës
Këtë e di edhe Urs Bloch, zëdhënës i njësisë së Autobusëve të Postës Zvicerane. Autobusët e verdhë janë tashmë jo diçka e rrallë të shihen jashtë Zvicrës: “ Mesatarja e jetëgjatësisë së veturave të Postës zgjatë 12 vjet”, thotë Bloch. “Pastaj ata shiten në drejtim të Evropës lindore, juglindore apo edhe për në Itali”, ka thënë ai. Sipas tij posta zvicerane braktis çdo vit nga 100 makina !
Në rrethana normale mbishkrimet që tregojnë drejtimet nga shkojnë autobusët, hiqen ose ndryshohen nga blerësit.
“Blick” raporton se Autobusë të verdhë me logon e postës zvicerane lëvizin edhe në Maqedoni, një i tillë është parë edhe në qytetin e Tetovës.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











