Jeta në Zvicër
Autori i sulmit në tren ka një “emër tipik zviceran”
Një indicie mjaft domethënëse është se dorasi "ka një emër tipik zviceran", siç ka konfirmuar policia. Me këtë, përjashtohet pandehma se ai mund të jetë person me sfond migracioni
Në sulmin që ndodhi të shtunën pasdite në një tren në Kantonin St. Gallen, plagë nga goditjet me thikë dhe nga zjarri kanë marrë 7 persona. Ndonëse policia paraqitet shumë e kursyer rreth identitetit të dorasit dhe motiveve të tij, ndërkohë janë dhënë disa indicie që çojnë drfejt zbardhjes së identitetit.
Kështu, siç shkruan 20minuten.ch, policia tashmë ka bastisur banesën e të dyshuarit, e cila ndodhet “në njërin nga kantonet fqinje me kantonin St. Gallen”, transmeton albinfo.ch. Një indicie mjaft domethënëse që e publikon portali në fjalë është se dorasi “ka një emër tipik zviceran”. Duke shkruar kështu, 20minuten.ch i referohet burimit policor, tashmë të konfirmuar.
Një konfirmim i këtillë shkon në drejtim të sqarimit të shqetësimit që ka lindur memnjëherë pas ndodhjes së sulmit, se mos bëhet fjalë për sulm të kryer nga terroristë islamikë. Ai sikur heq dilemat e pranishme se një akt të tillë mund ta ketë kryer një person me prejardhje të huaj.
Megjithëkëtë, policia nuk ështüë në gjendje të japë të dhëna më të hollësishme për faktin se sulmuesi ka marrë plagë të rënda ashtu si edhe disa nga viktimat, përcjell albinfo.ch. Sulmuesin e ka nxjerrë nga treni një udhëtar derisa ai ishte i përfshirë nga flaka që kishte ndezur vetë, kështu që nga pesha e lëndimeve që kishte marrë, ai nuk kishte pasur fare mundësi të mbrohej me rastin e arrestimit nga policia.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












