Lajme
Autoritetet e Valais, të shqetësuara nga numri rekord i viktimave në mal
Gjatë 15 vjetëve të fundit, kantoni ka pësuar vdekjen e mesatarisht 24 alpinistëve çdo vit
Malet në kantonin Valais, në jugperëndim të Zvicrës, kanë shënuar një numër rekord të vdekjeve këtë vit: 27 alpinistë kanë humbur jetën dhe si rezultat, policia kantonale ka vendosur të përforcojë njësinë e saj të shpëtimit.
Kjo njësi është përgjegjëse për të dalë në terren për të hetuar dhe më pas për të njoftuar familjet për vdekjet.
Pascal Gaspoz, një udhërrëfyes shpëtimi, është kreu i ri i këtij grupi të ndërhyrjes, Groupe Montagne ka folur për televizionin publik zviceran, RTS, për pasojat e ndryshimeve të shpejta të temperaturës: “Në harkun kohor të disa ditëve, ne kalojmë nga një izoterm në një lartësi prej më shumë se 5,000 metrash në reshje bore në një lartësi prej 2,000 metrash. Kjo do të thotë që alpinistët duhet të përshtaten me kushtet që hasin”, përcjell albinfo.ch.
Por Pierre Matthey, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Zvicerane të Guidave Malore dhe një udhërrëfyes për 30 vjet, tregon gjithashtu mungesën e përgatitjes teksa për të, rreziku primar qëndron tek vetë njerëzit, të cilët ose e mbivlerësojnë veten ose nënvlerësojnë kushtet dhe, për rrjedhojë, nuk kanë kontroll mbi situatën.
Zëdhënësi i policisë kantonale të Valais, Stève Léger, ka shprehur keqardhjen për faktin se gjatë 15 vjetëve të fundit, kantoni ka pësuar vdekjen e mesatarisht 24 alpinistëve çdo vit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












