Bota
Autoritetet franceze i kanë shpëtuar dhjetëra emigrantë
Emigrantët që janë nga Iraku, Irani dhe Afganistani janë kthyer në Francë
Autoritetet franceze i kanë shpëtuar dhjetëra emigrantë, që po lundronin nëpër Kanalin e La Manshit, në përpjekje që të arrinin në Britani të Madhe.
Por, barkat e tyre prej gome pësuar dëmtime, duke bërë që një adoleshent dhe katër fëmijë që ishin në mesin e 31 prej tyre, ta kishin jetën në shumë rrezik, transmeton Telegrafi.
Emigrantët që janë nga Iraku, Irani dhe Afganistani janë kthyer në Francë, prej nga ishin nisur, ndërsa shumica prej tyre kanë pësuar hipotermi, si pasojë e qëndrimit në det të hapur. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka gjendje të rëndë, që do të kishte pasoja për jetën.
Barkat ishin aq të dëmtuara dhe rrymat e ujit nuk shkonin në favor të tyre, duke bërë që njëra prej tyre të fundosej, sapo emigranti i fundit u nxor i sigurt prej aty, raporton Telegrafi.
Emigrantët janë duke ndërmarrë rreziqe të shumta që të arrijnë nga Franca në Britani të Madhe, e cila ka ndërmarrë një qasje të pakompromis ndaj emigrantëve ekonomikë që vijnë në Evropë për një jetë më të mirë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025













