Lajme
Autoritetet zvicerane: “I hapëm baret dhe klubet e natës herët”
Këtë javë, rreth 240 njerëz janë në karantinë në qytetin zviceran të Fribourg, si rezultat i një personi të infektuar në tri bare dhe klube të natës.
Kjo është e fundit në një seri shpërthimesh të Covid-19 që ndodhën në diskot dhe klubet zvicerane në javët e fundit.
Në përgjithësi, dhjetëra njerëz në rajone të ndryshme të Zvicrës kanë testuar pozitiv, dhe qindra janë nën karantinë parandaluese.
Tani autoritetet shëndetësore po pyesin nëse këto vende duhet të lejohen të vazhdojnë punën e tyre.
“Ne shohim që shumë grupe të infeksionit ndodhin në këto vende. E vërtetë që ne mund t’i kemi hapur ato pak herët”, tha Antoine Flahault, drejtori i Institutit për Shëndetin Global në Universitetin e Gjenevës, për televizionin RTS, përcjell albinfo.ch.
Flahault shtoi se “ne nuk kemi arritur ende në eliminimin e mjaftueshëm të qarkullimit të virusit në të gjithë Evropën. Ndoshta këto diskoteka përfaqësojnë zona të rrezikut dhe duhet të rihapen pak më vonë”.
Asnjë vendim nuk është marrë deri më tani për mbylljen eventuale të të gjitha klubeve dhe diskotekave.
Kur disko dhe klubet e natës u lejuan të rihapeshin në Zvicër më 8 qershor, një nga rregullat ishte distanca mes mysafirëve – e vendosur së pari në 2 metra dhe më pas ndryshuar në 1.5 metra, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













