Lajme
Autostrada deri në Suharekë, e gatshme në tetor
Ministri i Transportit në largim, Fatmir Limaj, të enjten ka vizituar punimet në autostradën Vërmicë-Merdare. Ai kishte zgjedhur të inspektojë punimet në urën më të madhe që po bëhet në Vërmicë të Prizrenit. “Jemi sot këtu për të parë nga afër trarët e urës më të gjatë të autostradës Vermicë-Merdare, e cila ka gjatësi 600 metra.
Kjo është vepër e artit të inxhinierisë. Vendosja e të gjithë trarëve do të bëhet brenda pesë Javësh”, ka thënë Limaj.Ndërkaq, drejtori i këtij projekti nga kompania “Bechtel&Enka”, Doren Mort ka bërë të ditur se segmenti i autostradës deri në Suharekë do të përfundojë në tetor të këtij viti.
“Aktualisht janë duke punuar 1 500 punëtorë dhe ky numër do të dyfishohet. Bazuar në punën tonë, kemi planifikuar që autostrada nga Vërmica deri në Suharekë të lëshohet në qarkullim në muajin tetor të këtij viti”, ka bëtë të ditur ai.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












