Muzikë
Ava Max rrëfen historinë e familjes së saj
Ava Max është një nga yjet shqiptare që po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë në tregun ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për Spout Podcast, ku ka folur më në detaje për historinë e familjes së saj.
Krijuesja e hitit “So Am I” ka treguar se vëllai i saj kishte lindur në Shqipëri dhe bashkë me prindërit u larguan për në Francë në periudhën e komunizmit.
”Ata qëndruan në Francë për një vit, ishte qesharake, vëllai im filloi të flasë frëngjisht dhe unë gati do të kisha lindur në Paris, do të thotë se kishte mundësi që unë të isha një bebe franceze. Kjo do të ishte e mirë pasi do të haja kroasant që nga lindja. Por, babai im donte të vinte këtu në SHBA. Dhe kështu unë jam lindur në Wisconsin”.
“Ata dinin vetëm shqip kur linda, kështu që unë fillimisht dija vetëm shqip. Kur shkova në kopsht, nuk dija anglisht. Ndoshta vetëm përshëndetje. Unë kisha një mësues që ka punuar me mua deri në klasë të tetë me orë shtesë për ta mësuar anglishten”, deklaroi më tej Ava në intervistën e Spout Podcast të Apple Music.
Amanda Koci (emri i vërtetë) po korr suksese të mëdha në muzikë, marrë parasysh që çdo projekt që sjell renditet ndër më të dëgjuarit në platformat muzikore.
Pak javë më parë, “My head and my heart” u rendit e para në botë në iTunes.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













