Lajme
Avancohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë
Të drejtat e punëtorëve në Kosovë kanë avancuar ndjeshëm, si rezultat i zbatimit të ligjitë të punës, ka thënë kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.
Ligji i punës gjatë një viti sa është në fuqi është duke u zbatuar në mënyrë të kënaqshme nga punëdhënësit si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat.
Kryeinspektori i inspektoratit të punës, Basri Ibrahimi, i ka thënë Radio Kosovës se gjatë periudhës dhjetëmujore të këtij viti kanë bërë rreth 5 mijë inspektime në terren, dhe kanë vërejtur se në rreth 4 mijë e 200 raste, kompanitë kanë zbatuar ligjin e punës.
Mbikëqyrja e zbatimit të ligjit të punës është bërë si në kompanitë me shumë të punësuar, po ashtu edhe në ato me numër më të vogël të të punësuarve.
Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi ka deklaruar se gjatë viteve të ardhshme ky ligj, por dhe ai për sigurinë në punë do të zbatohen edhe më shumë, dhe njëkohësisht të ngrihet vetëdija e punëdhënësve por edhe të punësuarve për të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?














