Lajme
Avio-kompanitë, marrëveshje për ngritjen e biletave
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj, ka thënë se rritja e madhe e çmimeve të biletave gjatë verës, ngjallë dyshim se kompanitë kanë marrëveshje mes vete
Avio-kompanitë që operojnë në Kosovë dyshohet se kanë bërë një marrëveshje për rritjen e biletave gjatë sezonit të verës. Kështu ka deklaruar drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil në Kosovë, Dritan Gjonbalaj, pas pyetjeve të bëra nga anëtarë të Komisionit të Zhvillimit Ekonomik.
Gjonbalaj ka thënë se rritja e madhe e çmimeve të biletave në kohë vere është sinjal që jep dyshime se avio-kompanitë kanë marrëveshje mes vete dhe se për këtë duhet hetuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Gjonbalaj ka thënë se kjo mund të jetë një nga arsyet pse më 2014 ka pasur 14% më pak udhëtarë sesa më 2013, raporton KTV.
Drejtuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil kanë thënë se vitin e kaluar kanë pasur mbi 170 raporte për shkelje të rregullave të komunikacionit ajror, një nga më seriozet ka qenë ajo e udhëtimit të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me aeroplan.
Për këtë të fundit kanë thënë të kenë dënuar pilotin, i cili ishte lajmëruar se Aeroporti i Gjakovës është i mbyllur dhe se nuk mund të shfrytëzohet për fluturime, mirëpo ai nuk kishte marrë parasysh paralajmërimet, duke rrezikuar transportin ajror.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











