Lajme
Avioni që si karburant përdor vajin e gatimit, realizon fluturimin e parë
Një avion Boeing 787 Dreamliner, i kompanisë amerikane Virgin Atlantic, ka kryer fluturimin e parë dhe historik transatlantik, të mundësuar nga karburanti i gjelbër i përbërë nga vaji i gatimit.
Avioni u nis nga aeroporti Heathrow i Londrës dhe u ul në aeroportin JFK të Nju-Jorkut.
Themeluesi i Virgin, Sir Richard Branson, Sekretari britanik i Transportit, Mark Harper dhe shefi ekzekutiv i Virgin Atlantic, Shai Weiss, ishin mes pasagjerëve në fluturimin, i cili nuk transportoi udhëtarë, raporton daily mail, përcjell albinfo.ch.
“Bota gjithmonë do të supozojë se diçka nuk mund të bëhet, derisa bëhet realitet. Fryma e inovacionit po ia del dhe po përpiqet të provojë se ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë për të mirën e të gjithëve”, tha Branson.
Ndërkohë, Sekretari britanik i Transportit u shpreh: “Fluturimi i sotëm 100% me energji Saf tregon se si ne mund të dekarbonizojmë transportin si tani, ashtu edhe në të ardhmen, duke ulur emetimet e ciklit jetësor me 70% dhe duke frymëzuar gjeneratën e ardhshme për zgjidhje të gjelbërta”.
I pyetur nëse opsioni më i gjelbër do të ishte që fluturimi të mos bëhej fare, Harper i tha BBC Breakfast, se “njerëzit duan të fluturojnë dhe qeveria në Londër dëshiron që kjo të vazhdojë të bëhet në një mënyrë që përmbush dispozitat mjedisore”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











