Lajme
Avokatët praktikantë në Zvicrë ankohen për pagat dhe kushtet e vështira të punës
Në Zvicrën frëngjishtfolëse, avokatët praktikantë përballen me paga minimale dhe kushte të vështira gjatë periudhës së trajnimit dyvjeçar. Rreth 15 praktikantë nga kantonet frëngjishtfolëse kanë denoncuar për RTS-në se paguhen me rreth 1,500 deri 2,100 franga neto në muaj shuma që nuk mjafton për jetesë, transmeton albinfo.ch.
Përveç pagave të ulëta, praktikantët ankohen për orët shtesë të papaguara dhe mungesën e mbikëqyrjes adekuate nga avokatët përgjegjës. Disa tregojnë se janë përballur edhe me trajtim jo profesional, përfshirë sharje dhe nënçmime në ambientin e punës.
Julie, një nga praktikantet, thotë: “Paguar vetëm 2,100 franga në muaj, nuk arrij të përballoj shpenzimet e mia, edhe pse kontribuoj shumë në firmën ku punoj.” Antoine, shton se shpesh praktikantët fajësohen për gabimet, ndonëse nuk marrin asnjë mbështetje, transmeton albinfo.ch.
Kushte të ngjashme përshkruan edhe Pierre, i cili thekson mungesën e trajtimit profesional nga mbikëqyrësit, dhe Caroline, që përjetoi ngacmime dhe komente për pamjen e saj nga kolegët.
Megjithëse disa shoqata profesionale kanë rekomandime për paga minimale, ato janë të ulëta dhe shpesh nuk përballojnë kostot e provimeve dhe të jetesës. Për më tepër, praktikantët shpesh frikësohen të flasin hapur për këto probleme për shkak të ndikimit që mund të ketë në karrierën e tyre, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor










