Kosova
Ayad: Për Kosovën, sfidë mbetet njohja e shtetësisë
Në prag të festimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka organizuar Konferencë Ndërkombëtare njëditore me temën “Festimi i dhjetëvjetorit të Pavarësisë: Arritjet dhe aspiratat”, përcjell albinfo.ch.
Asistent i Presidentit në Këshillin për Tolerancë dhe Paqe, Nabil Ayad, tha se për Kosovën, 10 vjet pas Pavarësisë sfidë mbetet njohja e shtetësisë. Prandaj, sipas tij, diplomacia kosovare duhet të jetë më aktive, në mënyrë që Kosova të njihet edhe nga shtetet e tjera.
Zëvendësministrja, Rejhan Vuniqi, theksoi se institucionet e vendit po punojnë që të zhvillohen shumë fusha të qeverisjes së brendshme.
Ndërsa, zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, tha se Kosova nuk synon që të jetë ushtarakisht neutrale dhe se transformimi i FSK-së në Forca të armatosura, duhet të shërbejë një hap më tutje, në rrugën drejt NATO-s.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa deri në 100% për importin e barnave të patentuara... -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut











