Lajme
Azem Syla mund të gjykohet edhe në Zvicër!
“Prokuroria do të presë vendimin e shkallës së parë (në Kosovë) dhe pastaj do të vendosë lidhur me rifillimin e procedurës këtu”, ka thënë një zëdhënës
Politikani nga Kosova Azem Syla mund të sillet para gjyqit në Zvicër. Por kjo mund të ndodhë vetëm pasi të ketë përfunduar procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane Soloturner Zeitung. Pasi saktëson se Syla në Kosovë po gjykohet për mashtrim, pastrim parash dhe korrupsion, gazeta kujton se këto vepra të tij janë kryer nga viti 2006, kohë kur i akuzuari ndodhej në Zvicër, në kantonin e Solothurnit.
Ndonëse Prokuroria Publike e Soloturnit ende nuk ka vendosur për nisje të procedurës, vendimi po afrohet, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch. Prokuroria në fjalë është informuar se gjatë verës së këtij viti në Kosovë do të zhvillohet gjykimi në procesin për kriminalitet të organizuar, korrupsion, mashtrim, detyrim dhe pastrim parash, ka thënë një zëdhënës i prokurorisë për gazetën e përmendur.
“Prokuroria do të presë vendimin e shkallës së parë dhe pastaj do të vendosë lidhur me rifillimin e procedurës këtu”, ka thënë zëdhënësi.
Më tutje gazeta shkruan se Syla në mes të vitit 2002 dhe 2011 ka marrë ndihma sociale në lartësi prej 480.mijë frangash. Këtë shumë e ka marrë pa pasur të drejtë, është qëndrimi i Fondit për kompensim, në Kantonin Solothurn dhe për këtë arsye kishte ngritur kallëzim penal në vitin 2012, përecjell albinfo.ch. Pas hetimeve që zgjatën dy vjet e gjysmë, prokuroria i kishte ndërprerë befasisht hetimet në nëntor 2014. Ndërsa rifillimi i procedurës mund të merret në konsideratë pasi që në kohën për të cilën Syla akuzohet për delikte të kryera në Kosovë, ai zyrtarisht jetonte në Zvicër dhe merrte ndihma sociale për pesë vite.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













