Shkurt.ch
Azil: U publikuan statistikat për tremujorin e parë të 2015-ës
Prejardhja kryesore e azilkërkuesve në tremujorin e parë për vitin 2015 ishte Eritreja (562 kërkesa më shumë), Sri-Lanka (435 aplikime) dhe Siria (391 kërkesa)
1500 aplikime të reja për azil janë regjistruar në mars të 2015-ës, pra 76 veta më shumë se në shkurt (+ 5%). Për gjithë tremujorin e parë të 2015-ës kjo shifër arrin në 4.489, që përfaqëson një rënie prej gati 21 % (-1173 aplikime) në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe 8 % nga tremujori i parë i vitit të kaluar (4.894 kërkesa). Rënia në tremujorin e parë ishte kryesisht për shkak të faktorëve sezonalë, merr vesh albinfo.ch. Në të vërtetë, kushtet e këqija të motit gjatë dimrit bëjnë udhëtimin e vështirë në Evropë për shumë emigrantë.
Prejardhja kryesore e azilkërkuesve në tremujorin e parë për vitin 2015 ishte Eritreja (562 kërkesa më shumë), Sri-Lanka (435 aplikime) dhe Siria (391 kërkesa). Numri i aplikimeve të dorëzuara nga shtetasit e Eritresë ka rënë në më shumë se gjysmë në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2014 (-640 kërkesa). Ndërsa, kërkesat nga shtetasit e Sri-Lankës mbetën pothuajse të njëjta (3 kërkesa më shumë ), ndërsa numri i kërkesave nga Siria janë në rënie e sipër (369 kërkesa më pak).
Nga janari deri në mars 2015, 7.397 aplikime për azil janë vendosur në shkallë të parë, ose 512 (gati 7%) në tremujorin e mëparshëm. Numri i aplikacioneve pezull në gjyq arrin deri në 14.199 raste në fund të muajit mars 2015, 2.568 kërkesa (pothuajse 15%) më pak se në tremujorin më parë.
2.300 njerëz kanë lënë Zvicrën ose janë riatdhesuar në tremujorin e parë 2015, pra deri 3% nga tremujori i katërt të 2014 (2.232). Nga këto, 733 raste u janë dorëzuar shteteve përgjegjëse për trajtim në përputhje me marrëveshjen e Dublinin.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












