Shkurt.ch
Azili, shkas për mospajtime në mes të dhomave të parlamentit
Dhoma e kantoneve mbron qëndrimin se azilkërkuesve duhet edhe më tej t`u jepen ndihmat sociale dhe jo vetëm ato emergjente
Dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka kundërshtuar dhomën nacionale të këtij parlamenti, sa i takon ndihmave emergjente për azilkërkuesit. Ajo mbron qëndrimin se azilkërkuesve duhet edhe më tej t`u jepen ndihmat sociale dhe jo vetëm ato emergjente.
Mirëpo, këto ndihma sociale duhet të jenë dukshëm më të ulëta se ato që u jepen përfituesve tjerë të ndihmave sociale në Zvicër.
Ndërkaq në disa pika të tjera dhoma e kantoneve pajtohet me atë nacionale. Ndër këto pika është ajo se në të ardhmen dezertorët nga shërbimi ushtarak nuk do të kenë të fitojnë azilin në Zvicër. Po ashtu pajtim është arritur edhe në atë se duhen hapur qendra speciale për azilkërkuesit me prirje delinkuente.
Një pikë tjetër për të cilën të dyja dhomat kanë mendim të njëjtë është që federata të ketë të drejtë të vendosë për ndërrimin e destinimit të ndërtesave të veta për t`i përdorur ato për strehimin e azilkërkuesve, edhe pa marrë pëlqimin e kantoneve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh














