Shqipëria
Azilkërkuesi nga Irani, i gatshëm të përfaqësojë Shqipërinë në karate
Sporti është e vetmja gjë që ai ka në duar për të shpërblyer këdo shtet që do t’i ofrojë një mundësi për të mos u kthyer në vendin e tij, ku siç pranon vetë e pret një fund i shpejtë
Ali Rizai Khajeloo është një nga azilantët politikë iranianë që qëndron në kampin e Babrrusë në Shqipëri. Edhe pse vetëm dy muaj në Shqipëri, ai veç kërkesës për azil në autoritetet shtetërore ka gjetur menjëherë në një lagje në periferi të Tiranës një palestër për t’u ushtruar në artet marciale, pasi Alirizai është një kampion në karate, xhudo dhe MMA i Iranit, i Azisë dhe i Turqisë.
“Unë quhem Ali Riza dhe kam lindur në veri të Iranit. Kur isha në moshën 5-vjeçare fillova të merrem me karate, pasi kam qenë një fëmijë hiperaktiv dhe babai im vendosi të më fusë në sport për të më kontrolluar. Fillova të merrem me karate pasi është një sport që fillon me respekt dhe mbaron po me respekt. Dalëngadalë kalova në nivele të larta në këtë sport dhe mora disa medalje në Iran dhe medalje ndërkombëtare nga Azia, apo Evropa. Në vendin tim arrita të bëhem deri trajneri i kombëtares së Iranit. Në kampionatin aziatik të 24 shteteve ne me kombëtaren e Iranit morëm vendin e tretë si ekip. Me 8 sportist morëm 9 medalje”, thotë ai, raporton “Top Channel”.
Ali Rizai ka lindur në qytetin Rasht në veri të Iranit, babai i tij ka humbur jetën në një aksident të mistershëm, po ashtu edhe nëna e tij menjëherë pas të atit, përcjell albinfo.ch.
Fakti që i ati i tij ishte shkolluar në Izrael, familja e tij ka qenë gjatë gjithë kohës nën presion, ndërkohë që Ali Rizai arriti të jetë deri pjesë e forcave speciale të Iranit, por pozicionimi me partinë opozitari të Mehdi Karubit, kundër Ahmadinexhatit në zgjedhjet e 8 viteve më parë, pështjelloi të gjithë të ardhmen e tij.
Sporti është e vetmja gjë që ai ka në duar për të shpërblyer këdo shtet që do t’i ofrojë një mundësi për të mos u kthyer në vendin e tij, ku siç pranon vetë e pret një fund i shpejtë.
“Në Greqi u njoha më pas me disa shqiptarë pasi kisha shumë studentë që i stërvisja që ishin nga Shqipëria. Atje punoja në fitness, më pas si roje nëpër lokale, por edhe si zhytës profesionist. Në fund të fundit as Greqia nuk është një vend i mirë për refugjatët”, kujton ai.
Ai ka përjetuar disa momente të veçanta në Shqipëri. “Kur polici shqiptar në kufi më pyeti për historinë time, pashë që ai filloi të qante. Ai shkoi jashtë bleu ushqim edhe për mua dhe erdhi për të ngrënë bashkë me mua në të njëjtën tavolinë. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Polici më thoshte më trego, ndaj me mua dhimbjen tënde! Unë s’jam më polic tani jam miku yt. Kur unë fillova të qaj polici shqiptar më përqafonte. Dua t’i falënderoj të gjithë policët shqiptarë dhe të gjithë që merren me emigrantët në Shqipëri, na kanë ndihmuar shumë. Nuk e kemi parë këtë përkujdesje në asnjë vend tjetër”, shton ai.
“Do të doja ta vazhdoja këtë sport në Shqipëri dhe ky vend nuk ka një kampion evrope, apo bote në kategorinë time. Gjithashtu, unë mendoj që kam shumë borxhe ndaj atyre që po më ndihmojnë dhe për këtë arsye nëse do të më jepet mundësia nga qeveria shqiptare, ju premtoj në emër të Zotit që do të mund t’ju dhuroj një medalje të rëndësishme. Si shpërblim dua të zhvilloj këtu në Tiranë një ndeshje me një kampion të madh nga Rumania, që quhet Çatali Morasho, premtoj që do ta hedh me KO shumë shpejt, por më tepër se kjo rëndësi ka mesazhi që dua të jap për këtë ndeshje. “Ndal Luftës, të mos vdesin më fëmijë“, deklaron ai.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












