Lajme
Azilkërkuesit, shkak për vizitën e ministres së brendshme austriake në Kosovë
Sipas Austrisë, azilkërkuesit e shumtë nga Kosova pa të drejtë po e popullojnë Austrinë
Gjatë tërë vitit 2014 në Austri kishin kërkuar azil 1901 refugjatë ndërsa vetëm në muajin janar të këtij viti nga Kosova u paraqitën 1029 kërkesa për azil.
Në javën e parë të janarit ishin edhe 558 kërkesa të reja. Këto shifra kanë ngjallur debate të mëdha në Austri ku në sy bien sidomos deklaratat e populistëve të djathtë austriakë të cilët kërkojnë kthimin e kosovarëve në atdhe.
Presioni është shtuar po ashtu që Kosova të shpallet “vend” i sigurt- gjë kjo e cila azilkërkuesve nuk do t’u jepte shansin të kërkojnë azil, shkruan gazeta blic.
Në frymën e këtij debati, mediat austriake kanë bërë të ditur që Ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikl- Leitner do të qëndrojë në Kosovë fillim javën që vjen. Ajo do të zhvillojë takime me udhëheqësit shtetërorë në Prishtinë kanë njoftuar mediat austriake.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025









