Tematike
Azilkërkuesve, jo vetëm ndihmë emergjente
Vetëm ndihma emergjente si e tillë për të gjithë azilkërkuesit, do të shkelte standardet minimale evropiane në këtë drejtim
Propozimi i bërë nga Parlamenti Nacional me rastin e revizionit të ligjit mbi azilin, që të gjithë azilkërkuesve t`u ofrohet vetëm ndihma emergjente (dhe jo ajo sociale) është mjaft problematik nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare dhe kushtetutës. këtë përfundim e nxjerrë një ekspertizë e bërë nga Qendra Zvicerane e kompetencave për të drejtat e njeriut (SKMR), të porositur nga Komisioni Federal për çështje të migracionit (EKM).
Propozimi i përmendur i Parlamentit që parashihte vetëm ndihma emergjente në të gjitha fazat e procedurës së azilit, nuk është përkrahur nga komisioni për politikë shtetërore i dhomës së kantoneve. Ky komision propozon që vetëm azilkërkuesve të refuzuar dhe atyre problematikë tu reduktohen ndihmat në ndihma emergjente, ndërsa të tjerët të marrin sikurse deri më tash, ndihmat sociale por më të ulëta se ato që u jepen qytetarëve zviceranë.
Ekspertët kanë konstatuar se, për të qenë në pajtim me të drejtën evropiane dhe me kushtetutën, Zvicra duhet të marrë në konsideratë trajtimin e diferencuar të kategorive të ndryshme të azilkërkuesve si dhe rrethanat e ndryshuara dhe faktorin kohor në secilin rast.
Kështu, në lidhje me ndihmat sociale duhet bërë dallim në mes të personave në procedurë të azilit dhe atyre në procedurë të dëbimit-riatdhesimit. Vetëm ndihma emergjente si e tillë për të gjithë azilkërkuesit do të shkelte standardet minimale evropiane në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











