Lajme
Aziz Pollozhani në garë për Strugën
Ish-diplomati shqiptar, Aziz Pollozhani edhe pse kishte deklaruar se do t‘i kthehet arsimit, mediat e Shkupit bëjnë të ditur se ai është në garë brenda BDI-së për të kandiduar për kryetar të komunës së Strugës.
Pollozhani është kandidati më serioz në garë për komunën e Strugës nga radhët e BDI-së, raportojnë mediat në Shkup duke cituar burime brendapartiake.
Në zgjedhjet e brendshme partiake, Pollozhani do të garon me kryetarin aktual të komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili ka njoftuar se dëshiron edhe një mandat të tretë për kryetar komune dhe pret mbështetjen ne BDI-së.
Ish-ministri i arsimit dhe ambasadori i Maqedonisë në Gjenevë, Pollozhani, sipas burimeve partiake, ka pasur mbështetjen nga themeluesit e BDI-së në Strugë dhe nga zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, ndërsa Merko ka pasur përkrahjen nga krahu tjetër i partisë nga Rafiz Aliti dhe Gëzim Ostreni.
Mirëpo gjasat më të mëdha për kandidat të ardhshëm për kryetar partie nga radhët e BDI-së në Strugë i ka Pollozhani nga vet fakti që ai nuk u ul në karriken e rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, pozitë që iu premtua pas tërheqjes nga posti i ambasadorit në Gjenevë.
Sipas mediave të Shkupit, Pollozhani kërkon kandidaturën në Strugë si kompensim për faktin që nuk u emërua rektor i USHT-së.
Vendimi do të diskutohet në selinë kryesore të partisë në Reçicë të Vogël, mes të tjerash ku pritet edhe zyrtarizimi i Teuata Arifit, si kandidate për kryetar të komunës së Tetovës, siç është raportuar ditëve të fundit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











