Lajme
Babai i fëmijës së mbytur: Nuk më duhet më jeta
“Gruaja ime dhe dy fëmijët e mijë nuk janë më gjallë. Nuk e diç ka do të bëj. Më vjen keq që nuk u mbyta edhe unë bashkë me ata”, ka thënë Abdullahu Kurdi
Një ditë pas ngjarjes që shokoi gjithë botën, foli babai i fëmijës së mbytur sirianë i cili u nxjerr i vdekur në breg të detit Mesdhe. Pasi kishte humbur dy fëmijët Ajlan dhe Garip si dhe bashkëshorten, Abdulah Kurdi, thotë se nuk di më pse duhet të jetojë. “Nuk më duhet më jeta. Më mirë të isha mbytur edhe unë”, shprehet ai.
Trupat e dy fëmijëve të tij, Ajlan dhe Garip Kurdi, u paraqitën në bregun e detit duke tmerruar mbarë botën dhe duke vendosur para një testi serioz humanizmin e njerëzimit në ditët e sotshme.
“Gruaja ime dhe dy fëmijët e mijë nuk janë më gjallë. Nuk e diç ka do të bëj. Më vjen keq që nuk u mbyta edhe unë bashkë me ata”, ka thënë Abdullahu, i cili në këtë tragjedi ka humbur edhe bashkëshorten e tij, raporton Lajm.
Fotografia e Ajlanit të vogël, trupi i palëvizshëm i të cilit u nxor nga uji në bregdetin turk, pasqyron vuajtjen e refugjatëve nga Lindja e Afërt, por edhe pakujdesinë e pjesës më të madhe të Evropës, shkruajnë mediumet ndërkombëtare. Familja Kurdi ka qenë në anijen e stërngarkuar e cila është përmbytur në ujërat ndërkombëtare mes Greqisë dhe Turqisë.
Ata kanë ikur nga qyteti Kobani, pas luftimeve të ashpra që janë zhvilluar aty. Duke ikur në moment të fundit nga tmerret e luftës, Ajlani dhe Garipi kanë qenë të veshur vetëm me rrobe të holla, duke marrë me vete vetëm atë që kanë pasur veshur. Kur anija është përmbytur, fëmijët nuk kanë pasur asnjë gjasë për të shpëtuar.
Pas kësaj ngjarje kanë reaguar të gjitha shtete e Evropës, duke deklaruar se janë të gatshme të pranojnë refugjatë nga Lindja e Mesme.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të pranojë refugjatë sirianë, të cilët janë duke pësuar rrugëve të BE-së. Presidentja ka thënë se refugjatët mund të stacionohen nëpër vende ku kanë qëndruar paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










