Kulturë

“Arjeta dhe Gëzimi”
MjuzikëlShqiptarët dhe Kosova janë vonuar me shumëçka, mes tjerash edhe me krijimin e mjuziklit, njërës nga format komplekse muzikore skenike. Ndonëse sprova në këtë drejtim ka pasur qysh në vitet 70 të shekullit të kaluar, dhe ndonjë përpjekje fragmentare edhe më vonë, mjuzikli i parë i kompletuar shqiptar, duket se është “Arjeta dhe Gëzimi”, i realizuar pak muaj më parë nga Shkolla e mesme e Muzikës „Prenkë Jakova“, e Gjakovës.
I shfaqur në disa skena të Kosovës, këtij mjuzikli, për çudi nuk i ishte bërë shumë jehonë në medie. Ndërsa ai e meritonte një gjë të tillë. Dhe jo vetëm pse ishte i pari.
Kjo u pa në shfaqjen e kësaj vepre që u dha të mërkurën mbrëma në Bazel, në sallën e shkollës “Rudolf Steiner”.
Jo vetëm freskia dhe entuziazmi i një trupe kaq simpatike, si kjo e shkollës së muzikës nga Gjakova por edhe serioziteti dhe përkushtimi me të cilin i janë qasur të gjithë realizimit të kësaj vepre, u shpërblye shumëfish me duartrokitjet e publikut, kryesisht zviceran, të pranishëm me shumicë në sallë.
Subjekti i mjuziklit ishte i thjeshtë dhe i afërm me realitetin e Kosovës së pasluftës. Në qendër të rrëfimit është një dashuri në mes të dy të rinjve që kërcënohet të mbytet nga krimi që ka kapërthyer segmente të jetës në vendin ku është vendosur zhvillimi i ngjarjes. Në njërën linjë të rrëfimit jepet romanca në mes të dy të rinjve, me pengesat që u dalin nga familjet e tyre të armiqësuara, (një jehonë e lehtë kjo nga “Romeo e Xhuljeta”). Ndërsa në linjën tjetër, gatuhet krimi që do të shpërthejë në fund me gjuajtjen me armë me qëllim vrasjen e protagonistit, Gëzimit.
Historia megjithatë përfundon me hepiend, siç e kërkon mbase natyra e mjuziklit, me ç`rast Gëzimi shpëton nga vdekja dhe kurorëzon dashurinë e tij me Arjetën ndërsa krimineli merr dënimin e merituar. Ngjarja, deri në pikën e shthurjes, zhvillohet me thyerje dhe kontradikta të vogla e të mëdha ku nuk mungojnë edhe çaste humori, të cilat i japin shfaqjes sharmin karakteristik.
Një skenografi e thjeshtë por mjaft mobile, shoqërimi muzikor i drejtpërdrejtë nga orkestra e pranishme në sallë, pastaj një lojë simpatike, në disa raste edhe me pretendime profesionale e nxënësve nga Gjakova, kanë dhënë së bashku një tablo shumë të bukur për sytë dhe veshët e publikut. Sigurisht, kësaj i ka kontribuuar shumë kompozimi mjeshtëror i Trimor Dhomit, me pasazhe të muzikës popullore shqiptare të ndërthurura mjaft natyrshëm në tërësinë e veprës muzikore.
Mjuzikli “Arjeta dhe Gëzimi” është kompozuar mbi libretin e Ilir Gjocajt ndërsa regjinë e ka realizuar regjisori austriak-zviceran Georg Darvas. Në rolet kryesore luajnë Edonjeta Hajdari (Arjeta), Vali Kuqi (Gëzimi), Ylber Bardhi (Shaqiri) etj.
Dy protagonistët, Arjeta dhe Gëzimi, siç edhe pritej, kanë bartur barrën më të madhe të shfaqjes dhe këtë e kanë realizuar me një kompetencë të admirueshme. Të dy aktorët e zgjedhur për rolet kryesore, Edonjeta Hajdari dhe Vali Kuqi janë mishëruar shumë mirë edhe për nga pamja e tyre me rolet dhe ia kanë dalë të mbajnë tensionin e ngjarjes së shfaqjes deri në fund, duke gëzuar kështu simpatinë e publikut. Ishte sidomos mbresëlënës zëri i butë, melodioz dhe i disiplinuar i Edonjetës, e cila ka të dhëna për tu bërë një këngëtare e kompletuar e skenave operistike në të ardhmen.
Interpretim mjaft të pjekur kanë treguar edhe aktorët që kanë luajtur rolet e prindërve të Arjetës, pastaj “Shaqiri” i luajtur nga aktori profesionist, Ylber Bardhi etj.
Siç theksuan të gjithë mysafirët e ardhur nga Gjakova, më të merituarit për këtë turne të tyre janë çifti zviceran nga Bazeli, Dorothea dhe George Fankhauser. Ata ndihmojnë prej vitesh shkollën e mesme të muzikës në Gjakovë dhe kanë bërë të gjithë punën e mundimshme për të sjellë trupën kosovare në Zvicër, që të marrë pjesë në festivalin “Culturescapes”
Pas shfaqjes, Këshillimorja për të huajt ABSM, e udhëhequr nga Skënder Nikoliqi ka shtruar një darkë për të gjithë trupën dhe për mysafirët tjerë.
Blerim Shabani
Biografi e shkurt
- Emri, Mbiemri“Arjeta dhe Gëzimi”
- Profesioni:Mjuzikël
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...