Kosova
Bad News Eagles kualifikohen në fazën finale të turneut më të madh botëror në CS:GO
Bad News Eagles nuk di të ndalet, përsëri me një fitore historike kundër ekipit brazilian MIBR, për të kaluar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku i presin ekipet më të mira botërore.
Në ndeshjen me përplot emocione, gjithçka filloj me mapin e zgjedhur nga ekipi kundërshtar ‘Nuke’, ku edhe pse ekipi shqiptar e filloi mirë duke dominuar në pjesën e parë me rezultat 11:4, brazilianët arritën të rikthehen për ta fituar mapin e parë, me rezultat 16:13.
Ndeshja më pas vazhdoi me mapin e dytë ‘Ancient’ të zgjedhur nga ekipi shqiptar, të cilin e dominuan gjatë gjithë kohës, për ta përmbyllur në fund rezultatin në 16:8, duke e dërguar ndeshjen në mapin e fundit dhe vendimtar.
Ndërsa në mapin e fundit dhe atë më emocionues, dhe më të rëndësishmin për të dyja ekipet ‘Vertigo’, gjatë gjithë kohës vazhdoi të zhvillohej lojë e barabartë, ku të dyja ekipet arrinin të fitonin raunde njëra pas tjetrës, ku në fund përfundoi me fitore të ekipit shqiptar Bad News Eagles, me rezultat 16:10, për të përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa në të mirë të tyre, transmeton Telegrafi.
Me këtë fitore historike, Bad News Eagles ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të turneut Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, ku në këtë fazë i presin ekipet më të mira të botës për momentin, FaZe, Na’Vi dhe më shumë, ku shpërndahen çmime në vlera rreth 1 milion dollarë.
Ndeshjet e tyre të radhës do të zhvillohet duke filluar nga data 14 maj.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon dhe furnizimet me karburant po ngushtohen, disa linja ajrore... -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët











