Lajme
BAG korrigjon veten: Nuk janë klubet por familja, burimi më i madh i infeksionit
Sipas informacionit të korrigjuar nga BAG, shumica e infeksioneve ndodhin në mjedise familjare (27.2 për qind)
“Shumica e infeksioneve të gjurmueshme ndodhin në klube, bare apo restorante”: Shifrat përkatëse nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) janë publikuar të premten, nga SRF.
Por, të dielën, BAG tashmë kërkon falje për shifrat e gabuare: ato ishin të pasakta dhe “tregonin një radhitje të gabuar të numrit të infeksioneve sipas burimeve të tyre”, transmeton albinfo.ch. Prandaj, sqaron BAG vetëm më pak se katër për qind të rasteve të infeksioneve me koronavirus kanë ardhur nga klubet, baret ose restorantet.
Vendi kryesor i infeksionit u bë, papritmas familja. Mbetet e paqartë se si ka ndodhur ky gabim.
“Gabimet mund të ndodhin”: Me këto fjalë, Lukas Engelberger, President i Konferencës së Drejtorëve të Shëndetit, komenton lidhur shifrat e korrigjuara nga BAG për numrin e infeksioneve me koronavirusit. Këtë deklarim ai e ka bërë në emisionin e radios “Heute Morgen” në SRF.
Sipas informacionit të korrigjuar nga BAG, shumica e infeksioneve ndodhin në mjedise familjare (27.2 për qind), pasuar nga ambientet e punës (8.7 përqind) dhe ndejat private (3 për qind). Klubet e natës përbëjnë një përqindje një shifrore – konkretisht vetëm 1.9 përqind, ndërsa baret dhe restorantet, vetëm 1.6 për qind, transmeton albinfo.ch. Me fjalë të tjera, të gjitha lokalet e përmendura përbëjnë së bashku rreth 3.5% të numrit të infeksioneve.
Por, sipas kritikave që drejtojnë mediat, ky duket të mos jetë gabimi i parë i BAG që nga shpërthimi i pandemisë. Kështu, në maj, BAG kishte raportuar 98 infeksione të reja përmes Twitter. Për shkak se një laborator kishte dhënë numra të pasaktë, vlera u desh të korrigjohej më pas në 58 .
• Në muajin prill BAG është detyruar të korrigjonte statistikat e vdekjeve. Vdekja e supozuar e një vajze (9 vjeçe) kishte bërë jehonë të madhe në media, përcjell albinfo.ch Në fakt, viktima ishte 109 vjeçe. Një tjetër vdekje që kishte ndodhur ishte raportuar si vdekje e një 27 vjeçari ndërsa e vërteta ishte se i vdekur kishte qenë 87 vjeç.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën Testim vjetor i sirenave të alarmit në të gjithë Zvicrën... -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor












