Lajme
Situata epidemiologjike në Zvicër është përmirësuar, BAG nuk i di arsyet!
Hapat e rinj të hapjes deri më tani nuk kanë çuar në ndonjë rritje të numrit të rasteve. BAG nuk di me siguri se çfarë e ka përmirësuar situatën
Virginie Masserey, Shefe e Seksionit të Kontrollit të Infeksioneve në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), ka hapur sot konferencën e rregullt për media në Bernë, raporton srf.ch.
“Për fat të mirë, situata epidemiologjike në Zvicër është më e mirë. Kjo situatë është stabilizuar gjatë dy muajve të fundit”, ka thënë Masserey, duke ju drejtuar gazetarëve të pranishëm, transmeton albinfo.ch.
Besojmë se popullata po vazhdon të respektojë masat e mbrojtjes. Hapat e rinj të hapjes deri më tani nuk kanë çuar në ndonjë rritje të numrit të rasteve.
“Arsyeja për këtë është e vështirë të thuhet”, ka shtuar Masserey duke ju përgjigjur gazetarëve lidhur me stabilizimin e konstatuar të gjendjes.
Ka ndoshta disa faktorë për këtë. “Ndoshta vaksinat janë duke treguar efektin fillestar. Ndoshta ky stabilizim po ndodh për shkak të motit të mirë dhe faktit që ne kalojmë më shumë kohë jashtë”, përcjell albinfo.ch. Apo ndoshta njerëzit po bëjnë më shumë vetë-teste ose teste të shpejta. Ose përhapja e virusit po kontrollohet më mirë.
Sidoqoftë “është një zhvillim pozitiv. Por nuk ka asnjë garanci se do të vazhdojë kështu”, thotë Masserey. Edhe më tutje është e rëndësishme t’u përmbahemi masave.”
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












