Lajme
BAG raporton 1363 raste të reja të infeksionit dhe 42 vdekje
Mesatarja 7 ditore është 20 vdekje nga koronavirusi. Kjo është 35 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 1,363 raste të reja pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është 1428 ose 13 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit është 6.1 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma e pozitivitetit është ulur për 1 pikë përqindjeje.
Vëllimi i testimeve në një mesatare 7-ditore është 26,538 teste në ditë dhe kështu është rritur me 12 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 42 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 20 vdekje në lidhje me koronavirusin. Kjo është 35 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1255 persona që po trajtohen spitale për Covid-19, që është 11 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e certifikuar të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane janë aktualisht 81.0 për qind të shfrytëzuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa po u përfshinë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 71.0 për qind.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












