Lajme
BAG raporton 25,134 infeksione të reja, 50% më shumë se javën e kaluar
Aktualisht janë 31 pacientë me Covid-19 në terapi intensive ose 22 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 25,134 raste të reja që, gjatë javës së fundit, kanë rezultuar pozitive për virusin korona.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 3366 që është 50 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 12 ditë. Incidenca 14-ditore është aktualisht 390.52.
BAG raporton 290 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 28 në ditë. Aktualisht 887 persona po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 46 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 31 pacientë me Covid-19 në terapi intensive ose 22 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 13 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












