E-Diaspora
Bajerni fitoi titullin e kampionit
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri kësaj here ndeshjen e ka shikuar nga banka e rezervistëve ndërsa në fund ka parakaluar në fushë me flamurin kosovar dhe atë zviceran
Fitues i finales së Ligës së Kampionëve në mes të FC Bayernit të Munihut dhe Borussia Dortmund është Bayern, me rezultatin 2:1.
Ndeshja është luajtur në stadiumin “Wembley” të Londrës në një atmosferë madhështore. Dy klubet më të mëdha gjermane dhe ndër më të fortat në Evropë kanë ofruar një lojë shumë dinamike, të cilën në fund e fitoi Bajerni me rezultat 2:1. Golin e parë e ka shënuar për Bajernin Mandukic në minutën e 59-të ndërsa në minutën 67 e ka barazuar nga penalltia Gondogan për Dortmundin.
Ndërsa golin e fitores në minutën e fundit e ka shënuar Arjen Robben.
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri kësaj here ndeshjen e ka shikuar nga banka e rezervistëve. Megjithatë, xhuxhi magjik është shqiptari i parë i cili me ekipin e tij ka fituar në Ligën e Kampionëve dhe në përgjithësi në ndonjërën nga kupat evropiane.
Ka rënë në sy me defilimin e tij me flamurin e Zvicër dhe atë të Kosovës në përfundimin e ndeshjes, duke mbajtur kupën e fituar.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













