Kosova
Bajrami: Kosova mbijeton falë remitancave nga diaspora
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar gjendjen aktuale ekonomike në vend, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami drejtoi kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për këtë situatë.
Ajo ka kundërshtuar siç e quajti tregim të qeverisë Kurti për “progresin” në këtë fushë.
“Ekonomia e Kurtit vs realiteti ekonomik. Kosova mbijeton falë remitancave, ne “eksportojmë të rinjtë në Evropë”, ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë.
“Ky është tregimi, ky është realiteti pas të dhënave faktike statistikore:Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për janar-shtator 2025 është mbi 5.4 miliardë euro – po thellohet”.
“Deficiti tregtar në shtator të vitit 2025 është rritur për 21.2% në krahasim me shtatorin e vitit 2024. Gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka eksportuar 85.8 milionë euro mallëra, ndërsa ka importuar 606.2 milionë euro. Derisa në vitin 2022 eksporti mbulonte importin me 17.7%, janar-shtator 2025 shkalla e mbulueshmërisë së importit me eksport ka rënë në 13.04%. Ky është ”progresi” i Qeverisë Kurti. Agjencia e Statistikave të Kosovës funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, shkruan deputetja e LDK-së.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij














