Sport
Bajrami vazhdon të korrë fitoret e Hugut
Share on facebook Share on print Share on email Share on twitter
Xhavit Bajrami, 36-vjeçari nga Luzerni i Zvicrës, mbron sërish titullin e kampionit të botës në kikboks, të cilin e ka marrë me sukses që në vitin 1999. Ai është nxënësi i mjeshtrit të famshëm luzernian, Andy Hug.
Gjatë rinisë së tij të hershme, Xhavit Bajramit nuk i ka shkuar kurrë ndërmend të merret me sportet marciale. Në fillim të karrierës së tij ai rrëfen: “Unë kam ardhur që 13 vjeç nga Kosova në Zvicër dhe atëherë ndiqja gjimnazin. Qëllimi i ardhjes sime ishte të vazhdoja studimet këtu. Asokohe jetoja në Gisikon dhe luaja futboll me skuadrën SK Root. Rastësisht, në moshën 18-vjeçare u njoha me kampionin botëror të kikboksit, Andi Hug”.
Që prej atëherë Bajrami është duke ndjekur rrugën e mësuesit të tij dhe duke vazhduar të korrë fitore për të. “Ai më ka dhënë të kuptoj se artet marciale janë një rrugë e mirë për të patur një pikëpamje të shëndoshë ndaj sfidave të jetës dhe për të fituar urtësi. Këto biseda me të, më kanë lënë mbresa të thella. Nuk zgjati shumë derisa unë ndoqa mësimin e parë në Dojo e Andi Hug (dojo – vendi i arteve marciale) në Baselstrasse.
Ai nuk ka mësuar vetëm karate dhe kikboks nga Andi, por shumë më tepër gjëra, që e kanë ndihmuar atë në jetë”, tha Bajrami. Në fund, ai e ka shoqëruar Andin në Japoni, ku dhe ka ndërtuar atje karrierën e tij sportive. Ngritjen e tij në sportin e kikboksit Bajrami e ka përjetuar në Japoni. Ndërkohë, ai është për të disatën herë kampion bote në dy organizata botërore. “Kikboksi ashtu si çdo lloj tjetër sporti në artet marciale është një sport, që ushtrohet vetëm nga meshkuj dhe femra të trajnuar më së miri. Trajnimi i përditshëm të aftëson të mos marrësh goditje, që të shkaktojnë dhimbje. Në kikboks, lëndimet janë më të rralla se, për shembull, në futboll apo hokej. Gjithashtu, kikboksi është më pak i rrezikshëm se boksi. Boksi të bën budalla, kikboksi të bën inteligjent.
“Me inteligjencën nuk nënkuptoj profesionalizmin në sport, por aftësinë për ta njohur, zotëruar dhe mbrojtur trupin tënd deri në majat e gishtave”. Bajrami e krahason kikboksin me shahun, ku parimi kryesor është njohja e dobësive të kundërshtarit dhe shfrytëzimi i aftësive vetjake në momentin e duhur”. Gazetari sportiv René Leupi është njohës i mirë i skenës së arteve marciale. Ai është i bindur se K1 do të mbetet një sport i dashur në Zvicër, falë Andy Hug dhe Bajramit. “Bajrami ishte për vite me radhë nxënësi shembullor i Andy-t dhe ka kaluar shumë vjet me të në Japoni. Kjo e ka karakterizuar edhe stilin e tij të ndeshjes. Megjithatë niveli i Hug-ut mbetet absolut.
Në aspektin teknik të boksit Bajrami mund të barazohet me Hug-un, por në kikboks teknikisht Hug ishte më i miri, për kohën që jetoi”. Hug ishte një yll i madh në Japoni. Kujtimet e zviceranëve në vendlindjen e K1 janë ende të freskëta. “K1 do të mbetet gjithmonë një sport i kufizuar në Zvicër. Këtë nuk mund ta ndryshojë as Bajrami, apo edhe shootingstar-i i ardhshëm Janosh Nitlispah nga Cham-i, i cili mund të shkaktojë ndërkohë një eufori në artet marciale në rajon, por Zvicra nuk do mund të bëhet kurrë Japonia e K1-it”, tha Leupi. / Zëri.info
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud










