Muzikë
Balerini dhe koreografi Taulant Shehu merr drejtimin e baletit të Hagenit
Shehu është angazhuar si balerin ndër të tjera në "Ballet am Rhein" në Duisburg/Düsseldorf dhe në Baletin Shtetëror Hessian në Darmstadt/Wiesbaden
Drejtimin e trupës së baletit në Teatrin e qytetit Hagen e merr balerini dhe koreografi Taulant Shehu.
Shehu zhvendoset në Hagen në të njëjtën kohë me intendantin e ri të teatrit, Søren Schuhmacher, transmeton albinfo.ch. Ai zëvendëson kryekoreografin Francesco Nappa, i cili ka drejtuar departamentin e kërcimit që nga viti 2023.
Pozicioni i drejtoreshës së baletit në Teatrin Hagen qe mbuluar më parë nga Marguerite Donlon, e cila ishte përgjegjëse për kompaninë deri në fund të sezonit 2020/21.
I lindur në Shqipëri, Shehu është angazhuar si balerin ndër të tjera në “Ballet am Rhein” në Duisburg/Düsseldorf dhe në Baletin Shtetëror Hessian në Darmstadt/Wiesbaden, shkruan westfalenspiegel.de. Krahas projekteve koreografike, ai është marrë edhe me edukim dhe terapi kërcimi.
“Më mbush me shumë pritje dhe më bën krenar fakti që arritëm të fitojmë Taulant Shehun për Teatrin e Hagenit. Ai i përket ekipit të ri dhe perspektiv të koreografëve, gjuha bashkëkohore e trupit të të cilëve, së bashku me njohuritë e tyre për rrëfimin klasik dhe strukturat e lëvizjes, do të formësojnë ndjeshëm të ardhmen e baletit”, thotë drejtori i caktuar artistik (intendanti) i Teatrit të Hagenit, Schuhmacher.
“Njohuria dhe veprimtaria e pamasë” e Shehut në mësimin e kërcimit përbën një pasuri të madhe jo vetëm për teatrin, por edhe për qytetin e Hagenit”.
Taulant Shehu ka filluar shkollimin për balet në vendin e tij, në Shqipëri dhe e ka vazhduar në Kanë të Francës. Si balerin, ai ka punuar në Ballet am Rhein, Baletin Dortmund, Teatrin Shtetëror të Wiesbadenit dhe Baletin Shtetëror Hessian, ndër të tjera, transmeton albinfo.ch. Ai ka zhvilluar po ashtu veprat e tij koreografike në teatro të ndryshme, duke përfshirë këtu pjesët e baletit për Teatrin Kombëtar Mannheim dhe Baletin Kombëtar të Kosovës.
Në këtë të fundit ai ka bërë koreografinë e baletit “Dua”, me motive nga dasma tradicionale shqiptare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













