Lajme
Ballkanasit rrezikojnë liberalizimin e vizave
Vetëm brenda këtij viti është shtuar për 75 për qind numri i azilkërkuesve të Ballkanit në BE, tha Cecilia Malmstrom, duke tërheqë vërejtjen për pezullimin e vizave.
Komisionarja për drejtësi dhe çështje të brendshme e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom, po merr pjesë në një takim të ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë, për të diskutuar problemin e azilkërkuesve të rremë.
Në këtë takimin dyditor temë kryesore është çështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike. Malmstrom ka shprehur rrezikun për rikthimin e regjimit të vizave, për shkak atë fluksit të madh të azilkërkuesve në BE.
“Ka problem me azilkërkuesit, pasi ka një rritje të madhe të nivelit të azilkërkuesve, 75 për qind më shume këtë vit se në shtatorin e vitit të kaluar çka sjell shumë shqetësim se në disa vende të BE-së ka më shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj edhe këto vende duhet të kërkojnë shumë përgjegjësi”, tha Malmstrom.
Sa i përket pezullimit, sipas saj, ai vendim nuk ekziston, por siç tha Malmstrom, ajo po diskutohet, ndërsa vendimi do të merret para fundit të vitit.
Ndryshe, më 25 tetor, ministrat e Brendshëm të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Francës kanë kërkuar nga Parlamenti Evropian që urgjentisht të votojë klauzolën për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Ballkanin, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve të rremë nga ky rajon.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, sipas REL, ka thënë se mekanizimi për pezullimin e regjimit liberal mund të hyjë në fuqi në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas saj, shqetësimet më të mëdha për azilkërkues i paraqesin Serbia dhe Maqedonia.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









