Lajme
Ballkani më i sigurt se Evropa?
Niveli më i ulët i vrasjeve në vendet e ish-Josllavisë është në Slloveni me 0.7, ndërsa më i larti në Mal të Zi me 3.5 vrasje në 100 mijë banorë
Vrasja amok në Serbi e 13 personave para disa ditësh dhe vdekja e atentatorit kanë nxitur debatin për sigurinë, në vendet e Ballkanit. Por, a është niveli i dhunës në Ballkan më i lartë se në Evropë?
Atentatori i masakrës së 13 personave në fshatin Veliko Ivançe të Serbisë vdiq edhe vet nga pasojat e përpjekjes për vetëvrasje. Kjo vrasje në amok, ka bërë që shumë media në Serbi dhe në Perëndim, të shkruajnë për nivelin e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore dhe predispozitën për dhunë në këto vende.
Gazeta e Zvicrës “Neuer Zürcher Zeitung” e krahason nivelin e gatishmërisë për dhunë në vendet ballkanike me atë në vendet perëndimore, pasi shumë qytetarë të Serbisë kanë përshtypjen se jetojnë në një shoqëri shumë të predispozuar për dhunë.
“Por pavarësisht nga përshtypja e përgjithshme, vrasjet me armë zjarri në Perëndim dhe në vendet e tjera evropiane janë më të shpeshta se sa në vendet e ish-Jugosllavisë”, shkruan gazeta, transmeton DW.
Sipas hulumtimeve të fundit, në Serbi ekziston një sasi e madhe e armëve tek personat civil, gjë që mund të shpjegohet edhe me faktin se ky vend ka kaluar gjatë viteve 90-të nëpër periudha të shumta luftrash.
Në 100 persona në Serbi 38 posedojnë ndonjë armë, që do të thotë se për nga niveli i armatimit ky vend renditet i pesti në botë, konstaton “Small Arms Survey”, nga Gjeneva.
E megjithatë numri i vrasjeve në 100.000 banorë është “vetëm” 1,2 vetë.
Kjo do të thotë se Serbia sa i përket nivelit të vrasjeve është në të njëjtën shkallë me Britaninë e Madhe, Francën apo Holandën.
Niveli më i ulët i vrasjeve në vendet e ish-Josllavisë është në Slloveni me 0.7, ndërsa më i larti në Mal të Zi me 3,5 vrasje në 100.000 vetë.
Por autoritetet ndërkombëtare dhe mediat paralajmërojnë se në këto vende shpesh nuk mund të bëhen matje të sakta të kriminalitetit, për shkak të mungesës së të dhënave të sakta.
Edhe më befasuese janë të dhënat e një studimi të Zyrës së OKB-së për Droga dhe Kriminalitet, sipas së cilave “niveli i plaçkitjeve, vjedhjeve dhe tentativave për plaçkitje është disa herë më i ulët në vendet e Ballkanit, se sa në vendet perëndimore”.
Në këtë studim shtrohet edhe pyetja nëse kriminelët nga Ballkani kanë ikur në vendet perëndimore dhe e kanë shtuar atje nivelin e kriminalitetit.
Por, sipas këtyre burimeve, as kjo nuk është e vërtetë, sepse “në burgjet e vendeve perëndimore është në rënie numri i të burgosurve me origjinë nga vendet e Evropës Juglindore.”, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












