Jeta në Zvicër
Banesat e mëdha rreth Cyrihut, më të lira
Nuk mbahet mend për aq shumë apartamente të zbrazëta në Zvicër që nga viti 1999. Shumica e pothuajse 65.000 janë apartamente me qira, siç tregon barometri i aglomerimit të “Handelszeitung” dhe “ImmoScout24”, përcjell albinfo.ch.
Kështu, çmimet për apartamente të mëdha me 4.5 deri në 5 dhoma rreth qyteteve më të mëdha zvicerane, si Cyrihut, Gjenevës dhe Bazelit, në tremujorin e fundit kanë shënuar rënie mes 4 dhe 6.5 për qind. Çmimet e ulëta të shitjeve në aglomerat mund të shpjegohen me një ofertë të përmirësuar në qytetet kryesore.
Ndryshe nga pronat familjare, shtëpitë në qytete dhe aglomerat janë ende shumë të kërkuara dhe përkatësisht të shtrenjta.
Në top 10 nga zonat më të shtrenjta urbane janë Gjeneva, Zug, Vevey / Montreux, si dhe Cyrihu. Analiza përfshin 28 aglomerate të Entit Statistikor Federal (FSO) me më shumë se 50.000 banorë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












