Lajme
Banesat më të shtrenjta në Evropë, vendet ku strehimi kushton shumë
Të dhënat e reja, tregojnë se ku është strehimi më i kushtueshëm në Evropë – dhe ku njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për të.
Sipas Resolution Foundation, në Finlandë shpenzohet më shumë për strehim. Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar.
Studimi britanik, zbuloi se njerëzit në Finlandë, shpenzojnë 24% të shpenzimeve totale për strehim – shumë më e lartë se mesatarja e BE-së, prej 15%.
Të dhënat kombinuan koston e qirasë aktuale të paguar, me një vlerësim të kostos së pronarëve të banesave, që do të paguanin, nëse do ta merrnin me qira shtëpinë e tyre në tregun e hapur.
Strehimi në Poloni, nga ana tjetër, zëa pjesën më të ulët të shpenzimeve, nga çdo vend anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), duke zënë 6% të shpenzimeve.
Ku është çmimi më i lartë i banesave?
Çmimi i banesave është më i lartë në MB, në krahasim me nivelet e përgjithshme të çmimeve të vendit, e ndjekur nga Zelanda e Re, Australia dhe Irlanda. Polonia dhe Greqia, renditen të dyja shumë nën mesataren e OECD, me koston e ulët të banesave, që shpjegon pjesërisht konsumin e tyre të lartë të banesave.
Në Evropë, çmimet e banesave janë rritur më së shumti në Turqi, me shifra, që tregojnë se çmimet e banesave, janë 12 herë më të larta se sa ishin nëntë vjet më parë, në terma nominalë. Kjo e vë një apartament në Stamboll, në konkurrencë të ngushtë me Parisin dhe Londrën e shtrenjtë.
Ndër vendet anëtare të OECD-së, vendet e Europës veriore si Suedia dhe Finlanda, kanë parë ndryshimin më të vogël, me më shumë se 4% rritje në çmimet nominale të banesave, që nga viti 2015.
Turqia ndiqet nga afër nga Hungaria, ku çmimet janë 166% më shumë se në vitin 2015.
Lufta kundër rritjes së çmimeve të banesave
Rritja e çmimeve të banesave dhe qirave, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës nga blerësit e huaj dhe rritjes së vazhdueshme ekonomike, po e bën më të vështirë për grekët situatën e zotërimit të pronave.
Një sondazh i fundit nga Euroneës, zbuloi se lufta kundër rritjes së çmimeve, ishte çështja më e madhe e votuesve në zgjedhjet e ardhshme të BE-së, me 68% të të anketuarve, që e quajtën prioritet.
Konsumi i banesave në Poloni ishte më i lartë, i ndjekur nga Greqia dhe Republika Çeke.
Familjet në Mbretërinë e Bashkuar, në raport me zhvillimin e përgjithshëm të vendit, konsumojnë shumë më pak banesa se familjet, krahasuar me të gjitha ekonomitë e tjera të OECD-së, përveç Kolumbisë – deri tani anëtari më i varfër i grupit. / Euronews
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













