Lajme
Banka Botërore, 11 milionë $ për arsimin kosovar
Banka Botërore i jep Kosovës 11 milionë dollarë kredi, për projektin “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë”
Ministria e Financave e Qeverisë së Kosovës dhe Banka Botërore, kanë nënshkruar sot në Prishtinë marrëveshjen financiare për kredi në vlerë 11 milionë dollarë për realizimin e projektit “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë”. Projekti bazohet në reformat e vazhdueshme dhe në rezultatet e arritura deri më sot në arsim.
“Ky projekt synon avancimin e reformës së autonomisë së shkollave, përmirësimin e sistemeve të certifikimit të mësuesve dhe vlerësimit të studentëve, si dhe forcimin e kapaciteteve të monitorimit të arsimit me qëllim të përmirësimit të mekanizmave kryesor të sistemit të arsimit në Kosovë, të nevojshme për përmirësime në cilësinë e arsimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë .
Sipas të njëjtit njoftim, përmirësimi i cilësisë së arsimit është në krye të agjendës së politikave të arsimit të Kosovës.
“Aktivitetet e projektit do të kontribuojë në drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të arritur këtë objektiv. Duke u fokusuar në forcimin e institucioneve, sistemeve dhe mekanizmave, projekti do të kontribuoj për ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










