Lajme
Banka Botërore: Miliona për ambientin kosovar
Banka Botërore ka miratuar një financim shtesë për Projektin e Pastrimit dhe Rifitimit të Tokës në Sektorin e Energjetikës të Kosovës në vlerë prej 4.2 milionë dollarëve
Me këto fonde shtesë do të adresohen çështjet mjedisore, largimin e kemikaleve të rrezikshme nga një vend i vjetër i gazifikimit dhe për të ndërtuar kapacitete për praktika të mira mjedisore në miniera dhe në sektorin e energjetikës.
Financimi shtesë do të fuqizojë edhe mbështetjen për projektet e aktiviteteve në zhvillim e sipër: largimin dhe hedhjen adekuate të llumit të katranit dhe depozitave të katranit, mbjelljen e fidanëve në djerrina dhe rifitimin e tokës për habitatin natyral ose për zhvillimin e komunitetit.
Do të financohen edhe aktivite të reja, duke përfshirë këtu: pajisjet për monitorimin e ajrit për matjen e të dhënave bazë të cilësisë së ajrit, monitorimin e tokës dhe ujit që të grumbullohen të dhëna mbi nivelet e ndotjes, një Vlerësim të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) për projektin e propozuar energjetik të Kosovës, një panel me ekspertë ndërkombëtarë për të shqyrtuar VNMS dhe procesin e zhvendosjes, dhe zhvillimin e një strategjie energjetike të rritjes së ulët të karbonit.
“Banka Botërore është serioze për energjinë e pastër, dhe po e ndihmon Kosovën në mënyra të ndryshme për të arritur cakun e saj afatgjatë të modernizimit të sistemit të saj energjetik”, tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Kosovë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Jug-Lindore.
“Zëvendësimi i termocentralit shumë ndotës Kosova A me teknologji të pastër moderne, investimi në alternativat e energjisë së ripërtëritshme dhe promovimi i efiçiencës së energjisë janë që të gjitha elemente përbërëse të përkrahjes sonë për Kosovën.”, transmeton Express.
“Njëjtë i rëndësishëm është edhe Projekti për Pastrimin dhe Rifitimin e Tokës, i cili adreson problemet e ashpra të trashëgimisë mjedisore dhe ndërton kapacitete për praktika të mira dhe monitorim të fuqishëm mjedisor në të ardhmen”, shtoi ajo.
Që nga vitit 2007, Projekti për Pastrimin dhe Rifitimin e Tokës ka adresuar trashëgiminë më shumë se 40 vjeçare të gjenerimit të energjisë nga qymyri.
Termocentrali më I vjetër I Kosovës, Kosova A, ka emetuar sasi marramendëse të hirit në zonën përreth, duke ndotur ajrin dhe duke krijuar një kodër me hi që vërehet që nga kryeqyteti që është dhjetë kilometra larg.
Me mbështetjen e Bankës Botërore, Qeveria e Kosovës ka rehabilituar shumicën e kodrës së hirit dhe ka ndaluar rrëshqitjen e kësaj drejt shtëpive në afërsi.
Pothuajse 156 hektarë të hirit që janë hedhur në deponitë e hirit tashmë janë niveluar dhe riformësuar dhe janë mbuluar me dhe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












