Ekonomi
Banka e Shqipërisë njofton për rritje të kreditimit të lekut
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se bazuar në politika monetare lehtësuese që po aplikon ky institucion kanë bërë të mundur rritjen e kreditimit të lekut.
Sipas BSH-së, kredia në lekë dhe ajo afatshkurtër, dhanë kontributin kryesor në ecurinë e kredisë së re gjatë 6-mujorit të parë 2017.
“Kredia e re në Lekë ishte sa 53% e fluksit të përgjithshëm të kredisë së re. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit u dha rreth 20% (ose 17 miliardë lekë) më pak kredi e re në lekë në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, por 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re në valutë ishte rreth 10% më e madhe në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar. Rreth 80% e kredisë së re në valutë përfaqësohet nga kredia në monedhën Euro, e cila ishte më e madhe në krahasim me atë të dhënë gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë”, thuhet në njoftimin e bankës.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













