Ekonomi
Banka Evropiane financon projekte me rreth 700 milionë euro në Ballkanin Perëndimor
Banka më e madhe për investime e Evropës planifikon të financojë me rreth 700 milionë euro projekte që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e lidhjes së transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Banka Evropiane e Investimeve (EIB), në pronësi të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përdor depozitat e tyre të kapitalit si siguri për të financuar hua për projekte kërkimore, infrastrukturore dhe mjedisore në Evropë dhe në mbarë botën.
“Ne planifikojmë të shtrijmë rreth 700 milionë euro për projektet e infrastrukturës, energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor në 2018”, deklaroi zëvendës presidenti i BEI, Vazil Hudak për “Reuters” pasi banka prezantoi aktivitetet e saj në 2017 në Bullgari, ‘Monitor’.
BEI tha se siguroi rreth 300 milionë euro kredi, garanci dhe investime të kapitalit të ri në shtetin e Detit të Zi vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
EIB është institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me miratimin e kredive, duke arritur në 8 miliardë euro gjatë 10 viteve të fundit.
Bullgaria, e cila mori në krye të saj presidencën gjashtë-mujore të radhës së BE në janar, ka thënë se do të shtyjë për më shumë projekte për të ndihmuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen me bllokun. Rajoni ende po shërohet nga luftërat që shkatërronin ish-Jugosllavinë në vitet 1990.
Sofja do të presë një samit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në maj, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar









