Jeta në Zvicër
Banka Nacionale e Zvicrës ka një plan për frangun
"Politika daneze valutore është e përshtatshme për Zvicrën, por sistemi i Singaporit, i cili lejon rritjen dhe uljen e dollarit të Singaporit në raport me valutat e partnerëve të tij më të rëndësishëm tregtarë meriton një analizë të kujdesshme"
Banka Nacionale zvicerane SNB është e gatshme për ndërhyrjen në tregun e valutave, në mënyrë që „të relaksojë” më tutje politikën monetare. Për të stabilizuar tregun do të marrë më shumë kohë. Kështu ka deklaruar zëvendëspresidenti i Bankës Nacionale, Jean-Pierre Danthine, në një intervistë për gazetën zvicerane „TagesAnzeiger”.
Banka më 15 janar ka tronditur tregjet financiare, kur pas tre vjetëve ka hequr dorë nga norma minimale prej 1.20 franga kundrejt euros, duke shkaktuar përmirësim të fortë të kursit të këmbimit në franga. Më vonë SNB tha se mbrojtja e këtij kursi vetëm në janar do t’i kushtojë 100 miliardë franga zvicerane.
“Heqja dorë nga kufizimi do të thotë shtrëngim të politikës monetare. Ne e pranojmë, por vetëm në një pikë të caktuar. Në thelb, ne jemi të përgatitur për të ndërhyrë në tregjet e monedhës”, thotë Danthine në një intervistë për gazetën zvicerane “TagesAnzeiger”.
Ai thotë se do të marrë kohë për të stabilizuar tregjet e valutave dhe Banka Nacionale jo vetëm që ndjek kursin e frangut me euron, por edhe me dollarin.
Në lidhje me strategjinë e re të valutave, ai theksoi se politika daneze valutore është e përshtatshme për Zvicrën, por sistemi i Singaporit, i cili lejon rritjen dhe uljen e dollarit të Singaporit në raport me valutat e partnerëve të tij më të rëndësishëm tregtarë meriton një analizë të kujdesshme.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej Ndërsa 48% e votuesve zviceranë mbështesin iniciativën "Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh", e cila... -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër










