Jeta në Zvicër
Banka Qendrore e Zvicrës mbajti normat negative të interesit
Banka Qendrore e Zvicrës mbajti normat negative të interesit, duke thënë se ajo do të përmbushte politikën e saj për të dobësuar monedhën vendëse, njoftoi Bloomberg, përcjell albinfo.ch.
Rregullatori tha se frangu mbetet “shumë i vlerësuar” përsa i përket euros dhe se politikat aktuale mbeten thelbësore. Pritjet në treg janë pikërisht mbajtja e instrumenteve monetare të përdorura nga Banka Qendrore SNB.
Normat e interesit për depozitat nga bankat komerciale mbetën negative në -0.75%, duke ruajtur vlerën e tyre që nga fillimi i vitit 2015.
Ndërsa rritja ekonomike në Zvicër dhe në eurozonë po intensifikohet, presioni i çmimeve mbetet nën nivelet e synuara të rregullatorit dhe Banka Qendrore SNB nuk dëshiron të marrë asgjë që do të rrisë më tej frangun dhe do të minojë përpjekjet për të përshpejtuar inflacionin.
Vendimi i Bankës Qendrore SNB u kundërvihet shumë bankave të tjera qendrore. Pritjet janë që normat e interesit të rriten javën e ardhshme dhe Banka Qendrore Angleze ka paralajmëruar tashmë për një shtrëngim më të shpejtë të politikës monetare. Në këtë sfond, Banka Qendrore Evropiane ka ndryshuar kohët e fundit drejtimet e politikave, duke iu afruar, megjithëse me një hap të vogël, daljen e stimujve.
“Situata me tregun e parasë është ende e brishtë dhe kushtet monetare mund të ndryshojnë shumë shpejt”, thuhet në një deklaratë të Bankës Qendrore Zvicerane SNB.
Zvicra përfundoi 2017-ën me një rritje të qëndrueshme prej 0.6% në tremujorin e katërt, mbështetur nga rritja ekonomike globale me frangun më të dobët. Monedha vendëse ka rënë me 8% vitin e kaluar kundrejt euros, duke ndihmuar kompanitë të orientohen nga eksporti.
Inflacioni zviceran pritet të përshpejtohet me një mesatare prej 0.6% këtë vit dhe 0.9% më 2019.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













