Lajme
Bankat gjigante në Zvicër me detyrim të ri për filialet jashtë vendit
Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e tij më 26 shtator 2025, ka hapur konsultimin publik për ndryshimin e Ligjit për Bankat dhe Rregullores mbi kapitalin vetjak. Masa e re parasheh që bankat sistemikisht të rëndësishme të mbulojnë plotësisht me kapital vetjak pjesëmarrjet e tyre në filialet jashtë vendit.
Aktualisht, bankat duhet ta bëjnë këtë vetëm pjesërisht, çka rrezikon kapitalin e degës kryesore në Zvicër në rast humbjesh të filialeve. Me ndryshimin e propozuar, humbjet e jashtme nuk do të ndikojnë drejtpërdrejt në kapitalin e bankës mëmë.
Rregulli do të hyjë gradualisht në fuqi gjatë shtatë viteve, duke nisur me 65% në momentin e hyrjes në fuqi dhe duke u rritur çdo vit me 5% deri në 100%. Nga kjo masë preket kryesisht UBS, e cila do të detyrohet të forcojë ndjeshëm kapitalin e saj në Zvicër.
Këshilli Federal, SNB dhe FINMA e konsiderojnë këtë hap vendimtar për forcimin e stabilitetit financiar dhe për mbrojtjen e klientëve dhe kreditorëve në Zvicër. Konsultimi publik do të zgjasë deri më 9 janar 2026.
Më shumë info:news.admin.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta














