Lajme
Bankat komerciale në Kosovë të interesuara për letrat me vlerë
Bankat komerciale në Kosovë kanë shprehur interesim të marrin pjesë në ankandin e letrave me vlerë të shpallur nga Qeveria e Kosovës.
Fillimi i lëshimit të letrave me vlerë është mirëpritur nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Disa sish për Radio Kosovën kanë thënë se do të marrin pjesë në secilin ankand që pritet të shpallet nga Qeveria.
Zyrtarja për informim në bankën Raifaisen, Iliriana Tahiri, ka deklaruar se i plotësojnë kriteret për një gjë të tillë.
“Banka Raifaisen ka mjetet e nevojshme për të blerë letrat me vlerë, të cilat më pas mund të përdoren për mbështetjen e zhvillimit të projekteve të ndryshme në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
Drejtoresha e Shoqatës së Bankave të Kosovës, Diturie Hoxha, thotë se të gjitha bankat janë të gatshme dhe i përmbushin kriteret që të marrin pjesë në ankand.
Qeveria e Kosovës, në fillim të kësaj jave, zyrtarisht ka filluar emetimin e letrave me vlerë. Fillimisht janë shpallur letra me vlerë prej 10 milionë eurosh.
Këshilltari politik i Ministrit të Financave, Menderes Ibra, ka thënë se Ministria e Financave, në kuadër të projeksioneve të buxhetit të këtij viti, ka paraparë të hyrat nga emetimi i letrave me vlerë, deri në 74 milionë euro, që do të hyjnë në rrjedhat e buxhetit.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla













