Poet

Vaxhid Xhelili

Poet

Poeti shqiptar Vaxhid Xhelili, i cili jeton në kantonin Baselland të Zvicrës ka kohë që është bërë pjesë e skenës letrare dhe artistike të kantonit ku jeton e më gjerë. Së fundi ai është futur në një listë shkrimtarësh të dy kantoneve (Baseland dhe Baselstadt) për të marrë pjesë në leximet letrare para nxënësve nëpër shkollat e këtyre dy kantoneve.

Lista është caktuar për vitin kalendarik 2014-2015 dhe bëhet fjalë për një projekt deri tash më serioz të këtyre dy kantoneve në këtë drejtim deri tash sqaron Xhelili për albinfo.ch.

Projektin e udhëheq dhe koordinon Pädagogischer Zentrum (PZ). Ndërkaq, autorët që lexojnë do të shpërblehen nga fondet e sektorëve  për kulturë të kantoneve përkatëse dhe pjesërisht edhe nga shkollat ku ata janë të ftuar që të lexojnë.

Vaxhid Xhelili është prej vitesh  i pranishëm në jetën letrare të regjionit gjermanishtfolës me dy përmbledhje poezish të përkthyera në gjuhën  gjermane. Ai merr pjesë rregullisht edhe në aktivitete të ndryshme letrare e kulturore në kantonin Baselland dhe në gjithë Zvicrën.

 Biografi e shkurt

  • Emri, Mbiemri Vaxhid Xhelili
  • Vendi ku vepron:Baselland-Zvicër
  • Profesioni:Poet

  WHO’S WHO të tjera