Lajme
Bankat në Shqipëri shtrëngojnë marrjen e kredive
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se bankat kanë filluar të shtrëngojë kredinë në valutë.
Sipas të dhënave që pas shtatorit kredia e dhënë në monedhë të huaj për bizneset dhe individët thuajse ka mbetur në vend duke shënuar një rritje të papërfillshme vetëm me rreth 3 miliardë lekë, shkruajnë mediat e Tiranës.
Huatë në monedhë të huaj kanë qenë mjeti më i preferuar si për biznesin ashtu dhe për individët për shkak të normave më të ulëta të interesit se sa kredia në lekë.
Kurse vetë bankat mund të kreditonin pa asnjë kushtëzim pasi kishin akces të pakufizuar tek fondet e bankave te tyre amë.
Në 2009 raporti kredi në valutë përmbi depozita në valutë arriti në 110 për qind, që do të thotë se bankat jepnin kredi më shumë nga sa kishin depozita në valutë, dhe shtesa financohej nga fondet që vinin nga bankat amë.
Por në fund të nëntorit ra në 83.7 për qind dhe me gjasa ka vazhduar të zbresë edhe gjatë muajve të parë të këtij viti, pasi fondet nga jashtë nuk janë më të pakufizuara për shkak të krizës dhe bankat janë detyruar të balancojnë llogaritë e tyre.
Kjo tendence tregon se bankat duket se kanë filluar të jene me te kujdesshme me rreziqet e mundshme.
Megjithatë tkurrja e kredisë në valutë është kompensuar nga kredia në lekë, e cila u rrit me 17.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, shkruajn këto media.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












