Shkurt.ch
Bankat zvicerane kërkojnë bankierë
Shkurtimet e mëdha në staf në industrinë financiare zvicerane duket të kenë përfunduar këtë vit
17 për qind më shumë vende pune nëpër bankat zvicerane janë shpallur si të lira në fillim të këtij viti.
Numri i vendeve të punës në industrinë financiare zvicerane vazhdon të rritet. Për herë të parë pas dy vjetëve më shumë se 3.500 vende pune janë shpallur të lira, shkruan në indeksin e «Finews-JobDirectory”.
Në faqet e internetit të 1.400 bankave zvicerane, kompanive të sigurimeve dhe instituteve të tjera financiare deri në fund të qershorit figuronin 3506 vende të lira pune, 17 për qind më shumë se një vit më parë.
Punëdhënësi më i madh në industrinë bankare mbeten bankat UBS dhe Credit Suisse. Në tremujorin e dytë numri i vendeve të lira është rritur në UBS për 16 për qind, ndërsa Credit Suisse për 10 për qind.
Në sektorin e sigurimeve, i cili është më pak i prekur nga problemet strukturore dhe ekonomike, në tremujorin e dytë të vitit 2013 është regjistruar një rritje e lehtë sa i përket hapjes së vendeve të reja të punës. Shumica e vendeve të lira të punës figurojnë në Cyrih (106) dhe në AXA Winterthur (91).
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore













