Lajme
Banorët e fshatit zviceran duhet të evakuohen
Ish-depoja e armatimeve ndodhet nën tokë, në Mitholz, e cila mban 3500 tonë armatime
Banorëve të një fshati të vogël zviceran u është thënë se duhet të braktisin shtëpitë e tyre për të paktën një dekadë, derisa një depo e madhe armësh, nga Lufta e Dytë Botërore, të pastrohet.
Ish-depoja e armatimeve ndodhet nën tokë, në Mitholz, dhe mban 3500 tonë armatime.
Por me kalimin e kohës, depoja është dëmtuar dhe pjesa më e madhe e lëndëve shpërthyese tani janë mbuluar nga shkëmbinj të rrëzuar, raporton TCH.
Ndërkohë, rreth gjysma e arsenalit shpërtheu më 1947, duke u marrë jetën nëntë personave, por Ministria e Mbrojtjes tani thotë se rreziku është i papranueshëm dhe evakuimi total është zgjidhja më e mirë, përcjell albinfo.ch.
“Në varësi të ecurisë së punimeve, banorët duhet të përgatiten që evakuimi të zgjasë edhe më shumë se 10 vjet”, tha ministria, duke shtuar se lëndët shpërthyese nuk do të mund të largoheshin tërësisht para vitit 2031.
Ministria po ashtu tha se edhe një rrugë e rëndësishme që kalon përmes fshatit mund të devijohet dhe një linjë hekurudhore po ashtu duhet mbyllur.
Sidoqoftë, banorët duhet të miratojnë planin për largim nga zona dhe konsultimet publike do të vijojnë deri më 17 prill.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











