Lajme
Banorët e qytetit gjerman padisin qeverinë për ndotjen e ajrit
Banorë të 7 rajoneve në Gjermani po e çojnë qeverinë në gjykatë për cilësinë e dobët të ajrit rreth shtëpive të tyre, tha një organizatë që i përfaqëson ata.
Banorët e Berlinit, Duseldorfit, Frankfurtit dhe Mynihut besojnë se legjislacioni aktual i qeverisë është “demostrueshëm i pamjaftueshëm për të mbrojtur shëndetin e njerëzve”, sipas organizatës, Deutsche Umwelthilfe (DUH), transmeton Albinfo.ch.
Nivelet e grimcave dhe dioksidit të azotit në Gjermani janë deri në pesë herë më të larta se nivelet e sigurta të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sipas DUH.
Ankuesit po bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme për të sjellë “një reduktim të ndotësve të rrezikshëm të ajrit nga, ndër të tjera, trafiku, djegia e drurit dhe bujqësia”, tha Juergen Resch, drejtor kombëtar i DUH-it.
“Politikanët po bëjnë shumë pak për të mbrojtur njerëzit si unë që jetojnë në një rrugë të ngarkuar,” tha ankuesi Volker Becker-Battaglia, nga Mynihu.
Këtë herë vitin e kaluar, një qeveri e re koalicioni u zgjodh në Gjermani me një premtim për t’i bërë shqetësimet mjedisore një nga prioritetet e saj kryesore.
Të Gjelbrit hynë në pushtet për herë të parë në më shumë se dy dekada, duke premtuar se Gjermania do t’i jepte fund energjisë së qymyrit dhe do të prodhonte 80 për qind të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, përcjell tutje Albinfo.ch.
Por që atëherë, shqetësimet klimatike janë lënë në hije nga lufta në Ukrainë, një krizë akute energjetike dhe inflacioni rekord.
Gjermania ka përshpejtuar planet për të importuar gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga deti dhe madje ka vendosur të riaktivizojë termocentralet me qymyr.
Në vitin 2021, aktivistët e klimës fituan një fitore historike në Gjermani kur gjykata kushtetuese vendosi se planet e qeverisë për klimën ishin të pamjaftueshme dhe vendosën një barrë të padrejtë për brezat e ardhshëm.
Grupet gjermane mjedisore gjithashtu vitin e kaluar njoftuan një ofensivë ligjore kundër gjigantëve të makinave Volkswagen, Daimler dhe BMW për emetimet e tyre
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide











