Shkurt.ch
Barnat “placebo”, me efekt të barnave të vërteta?
Një studim i kryer nga universiteti i Oksfordit ka treguar se disa të ashtuquajtura pilula “placebo” mund të kenë efekt të ngjashëm me medikamentet me përmbajtje farmakologjike
Me “Placebo efekt” kuptojmë efektin që një medikament i rrejshëm bën te pacienti, nisur rekomandimi i mjekut se është fjala për medikament të vërtetë. Zakonisht mjekët u japin këso “medikamentesh” pacientëve për të cilët nuk ka barna adekuate ose ato nuk veprojnë.
Një analizë aktuale e bërë nga universiteti i Oksfordit nën drejtimin e Jeremy Howick ka treguar se disa të ashtuquajtura tableta “placebo” mund të kenë efekt të ngjashëm me medikamentet që me të vërtetë kanë përmbajtje farmakologjike. Sipas kësaj analize,tri të katërtat e mjekëve britanike përshkruajnë një herë në javë barna “placebo”.
Ndërkaq, vetë placebot ndahen në “të pastra” dhe “të papastra”. Varianti i parë nuk përmban fare materie shëruese dhe ai mund të jepet në trajtë të një pilule prej sheqeri. Ndërsa varianti i dytë (i papastër) përmban materie shëruese, por me që nuk llogaritet se ajo do të ketë efekt për rastin konkret.
Një sondazh i bërë kohëve të fundit në Gjermani dëshmon se 88 për qind të mjekëve kanë përshkruar deri më tash ndonjëherë Placebo.
Në mesin e mjekëve mbetet kontestuese nëse dhënia e “medikamenteve” placebo është e pranueshme etnikisht ose jo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










