Lajme
Baronesha Ashton në Kosovë, më 28 dhe 29 mars
Kjo vizitë e saj vjen menjëherë pas raundit të dytë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton do ta vizitojë Kosovën më 28 dhe 29 mars.
Kjo vizitë e saj vjen menjëherë pas raundit të dytë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që është paraparë të mbahet më 24 dhe 25 mars.
Shefja e ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se gjatë vizitës së kryediplomates evropiane në Kosovë do të kërkohet të bëhet e qartë agjenda e bisedimeve me Serbinë dhe se çfarë fiton Kosova, duke qenë bashkëpunuese.
Raundi i parë i dialogut Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, që u mbajt më 8 dhe 9 mars ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, në takimin e dytë sërish do të bisedohet për disa çështje teknike.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm









