Lajme
Barrikadohet pikëkalimi në Jarine
Dhjetë kamionë të rëndë janë parkuar në zonën neutrale në pjesën serbe të kufirit, duke bllokuar rrugën Mitrovicë-Rashkë
Të pakënaqur me veprimet e KFOR-it, disa qytetarë serbë vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar pikëkalimin kufitar Jarine, që lidhë Kosovën dhe Serbinë në pjesën veriore të vendit të banuar më shumicë serbe. Sipas njoftimit të policisë, dhjetë kamionë të rëndë janë parkuar në zonën neutrale në pjesën serbe të kufirit.
Kjo rrugë e cila lidhë Mitrovicën me Rashkën, kryesisht iu shërben serbëve të veriut, të cilët nëpërmes kësaj pike kufitare lidhen me Serbinë. Ndërsa sipas njoftimit të policisë kosovare, në disa vende të kësaj magjistrale serbët kujdestarojnë gjatë natës, por që nuk ka bllokada.
Ky reagim i serbëve ka ardhur pas veprimit të KFOR-it për moslejimin e qarkullimit të mjeteve më të rënda se 3.5 tonë në këtë pikë-kalim doganor. Ky veprim ka nxitur reagime edhe në Beograd, duke e paraqitur KFOR-in si bllokues të furnizimit me ushqime.
Serbët lokalë, ndërkaq shfrytëzuan disa rrugë ilegale për t’u furnizuar nga Serbia dhe për t’i ikur taksave doganore, por edhe këto rrugë janë bllokuar. Madje paqeruajtësit ndërkombëtarë kërkuar nga Brukseli që të intervenojë për zhbllokimin e rrugës në anën e Serbisë.
Kryetari i Leposaviqit, Dragisha Vasiq të cilin e cilin gazeta “Zëri”, ka thënë se qytetarët serbë kanë vendosur që në këtë mënyrë ta kundërshtojnë Prishtinën që ta integrojë veriun e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojnë pavarësinë vet.
Që nga 25 korriku i vitit të kaluar, dy pikat kufitare që lidhin veriun Kosovës me Serbinë, Jarine dhe Bërnjak, janë vënë nën mbikëqyrje të Prishtinës dhe institucioneve ndërkombëtare të akreditua në Kosovë.
Aktualisht kontrollin doganor në këto dy pika e bëjnë doganierët e EULEX-it dhe ata të Kosovës ndërsa sigurimin e kufirit e bëjnë KFOR-i turk.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











